FRODEM me një kumtesë fton Qeverinë e re të fillojë në mënyrë aktive të merret me pasojat e qeverisjes jodemokratike dhe autoritare që ka përjetuar Maqedonia. Përkrah prioriteteve politike të llojit të marrëveshjeve për fqinjësi të mirë, masa për ndërtim të besimit, çështjet ndër etike dhe të ngjashme, Qeveria paralelisht duhet të zgjidh çështjet e lidhura me të drejtën dhe drejtësinë dhe në këtë drejtim është për tu përshëndetur veprimi i zgjidhjes së çështjes së punëtorëve të falimentuar dhe denacionalizimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Njëkohësisht, Qeveria e re duhet të gjejë mekanizma ligjorë për korrigjimin e padrejtësive të dalura nga rastet e montuara gjyqësore si dhe për pasojat e keqpërdorimet në procesin e lustrimeve. Kudo që ka dëshmi serioze për shkelje të të drejtave të njeriut dhe veprime joligjore, duhet të ekzistojë mundësi ligjore për korrigjim të tyre”, thuhet nga FRODEM.
Ata poashtu rikujtojnë Qeverinë e re, por edhe opozitën e tanishme, të cilët bashkërisht e miratuan Ligjin për prokurori speciale publike, se misioni i këtij organi nuk është vetëm të hetojë, po edhe të korrigjojë gabime dhe padrejtësi në lidhje me çështjet e dalura nga bisedat e përgjuara.
Duke cekur çështjen e Strategjisë për reforma në drejtësi dhe nevojën për vendosjen e një mekanizmi të qartë për kontrollë dhe barazim të fuqisë ndërmjet Kuvendit, Qeverisë dhe gjyqësisë thuhet “Krahas shqyrtimit të raporteve të Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publik duhet të parashihen edhe seanca të mbikëqyrjes nga komisionet parlamentare”./Telegrafi/