Telegrafi

“Duhet të investojmë në sektorin e sigurisë”

Në kazermën “Ilinden” në Shkup, sot u realizua stërvitja e përbashkët e Njësisë për detyra speciale dhe të Drejtorisë për mbrojtje të personave dhe objekteve të caktuara pranë Ministrisë për punë të brendshme, me titullin “VIP-2017”.

Qëllimi i stërvitjes së sotme ishte prezantimi i reagimit të përbashkët të Njësisë për detyra speciale dhe të Drejtorisë për mbrojtje të personave dhe objekteve të caktuara në raste kur ka rrezikim të sigurisë së personave të caktuar që janë nën mbrotje të MPB-së.

Ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski i cili ishte i pranishëm gjatë kësaj stërvitje, pjesëmarrësve iu ndau mirënjohje dhe shprehu mendim pozitiv për punën profesionale që kanë kryer ato anëtarë.

“Sot u tregua profesionalizmi, efikasiteti dhe gatishmëria e Njësisë për detyra speciale dhe të Drejtorisë për mbrojtje të personave dhe objekteve të caktuara. Mund të jemi të suksesshëm nga ajo që prezantuan policët e Maqedonisë. Kjo na detyron neve që si udhëheqësie e MPB-së të krijojmë kushte më të mira për punë, me qëllim që të ketë qytetarë dhe shtet të sigurtë”, tha Spasovski.

Spasovski poashtu theksoi nevojën për investime të vazhdueshme në sigurinë e qytetarëve, gjegjësisht në mjete materiale-teknike dhe në resurse njerëzore./Telegrafi/