Ismet Munishi ka lënë të nënkuptohet se sipas tij Prokuroria duhet të fillojë hetimet për ndeshjen mes Ferizajt dhe Dukagjinit.
Ish-trajneri i Prishtinës tha se e gjithë Kosova po flet për këtë ndeshje shumë të komentuar ditën e sotme.
‘’Krejt Kosova po flet, i madh e i vogël po flet për këtë ndeshje,’’ tha ai në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.
Ndeshja mes Ferizajt dhe Dukagjinit përfundoi me rezultat 2-1. Goli i realizuar në minutën e 104’të i Astrit Fazliut i siguroi barazhin ferizajasve.
Por, ky gol u shënua falë një gabimi të pafalshëm të portierit Altik Muhaxhiri që mori vëmendje të madhe të dielën në opininin futbolldashës në Kosovë.