Prodhuesit po fillojnë ngadalë të dëgjojnë atë për të cilën pronarët e veturave janë ankuar për gati një dekadë: grumbullimi i të gjitha funksioneve të veturës në një ekran me prekje.
Por, Volkswagen me sa duket po kthehet te butonat përsëri.
Ne e dimë për një kohë që Volkswagen po konsideronte të rivendoste disa butona në veturat e tij, por prodhuesi kurrë nuk e pranoi zyrtarisht këtë, përcjell Telegrafi.
Tani shefi i dizajnit të VW, Andreas Mindt, ka pranuar se kjo qasje ishte një gabim dhe se prodhuesi i automjeteve po tërhiqet nga ky trend.
“Nga ID.2 e tutje, ne do të kemi butona fizikë për pesë funksionet më të rëndësishme si volumin, ngrohjen e dritën e rrezikut”, tha Mindt.
“Ato do të jenë në çdo veturë që ne bëjmë tani e tutje. Ne kurrë nuk do ta bëjmë më këtë gabim. Në timon do të kemi butona fizikë. Nuk ka më hamendje. Ka reagime, është e vërtetë, dhe njerëzit e duan këtë. Sinqerisht, është një veturë. Nuk është një telefon”, shtoi ai. /Telegrafi/