Site icon Telegrafi

“Duhet të dërgohet mesazh se turizmi në Maqedoni është i sigurtë”

“Sulmi në Kuvend është një nga fotografitë më të shëmtuara për botën, e cila definitivisht do të pasqyrohet me anulimin e marrëveshjeve për sezonin turistik të verës së 2017”, deklaroi Kërste Bllazheski, krytari i HOTAM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për momentin për festën e 1 Majit, përqindja e rezervimeve të anuluara është minimale, por mund të shohim se në muajin maj ka më shumë anulime në krahasim me vendet fqinje. Për pjesën tjetër të sezonit shpresojmë se do të stabilizohet dhe do të fillojë të funksionojë qeveria dhe institucionet”, tha Bllazheski.

Mediumet serbe tanimë kanë shkruar se nëse kriza në Maqedoni nuk zgjidhet, gjatë sezonit turistik do të shmangin Maqedoninë. Ata në Greqi do të udhëtojnë përmes Bullgarisë edhepse rruga do të jetë më e gjatë për 40 km./Telegrafi/

Exit mobile version