Telegrafi

A duhet të bëjmë kardio sa herë që ushtrohemi?

Sa stërvitje kardio ju nevojitet ka të bëjë me nivelin e intensitetit të ushtrimeve

Përfitimet e këtij aktiviteti të rregullt përfshijnë përmirësime në funksionin dhe shëndetin e trurit dhe nyjave, humorin e përmirësuar, qarkullim më të mirë gjakut, gjumin më të mirë …

Sa stërvitje kardio ju nevojitet ka të bëjë me nivelin e intensitetit të stërvitjes.

Rekomandohet që lëvizjet me intensitet të moderuar të kryhen për të paktën 150 deri në 300 minuta çdo javë.

Kjo nuk duhet të arrihet patjetër nëpërmjet vrapimit, gjë që zakonisht mendojmë kur vendosim për stërvitjen kardio.

Këto trajnime mund të përfshijnë kërcimin me litar, vallëzimin, marrjen me sporte të ndryshme, notin, vozitjen e biçikletës, ngjitjen e shkallëve, etj., transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kushtojini vëmendje. Aktiviteti i tepërt kardio mund të çojë në lëndime, lodhje kronike, dehidrim dhe rrahje të parregullta të zemrës, paralajmërojnë mjekët.

Ushtrimi i tepërt rrit nivelet e kortizolit, i cili mund të shtypë funksionin imunitar.

Në fakt, nuk ka nevojë të bëjmë kardio sa herë që ushtrohemi. Nëse, për shembull, planifikoni të stërvitni shpinën ose këmbët, është në rregull t’i anashkaloni. Këto ushtrime u bëjnë shumë stres muskujve dhe nyjeve, kështu që kardio do të ishte e tepërt. /Telegrafi/