Leart Paqarada ka shënuar njërin ndër golat më të bukur deri më tani në këtë vit.
Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar një gol të bukur nga distanca, duke e zënë të befasuar edhe portierin kundërshtar.
Paqarada në ndeshjen hapëse të St Paulit në Bundesliga 2 ka arritur të shënoj një euro gol nga rreth 30 metra larg.
Derisa pranoi topin nga mesi i fushës, lojtari shqiptar mori në duart e tij të gjithë barrën, duke lëshuar më pas një goditje të fuqishme.
St Pauli është duke luajtur ndaj Holstein Kiel dhe rezultati aktual është 1-0. /Telegrafi/
https://twitter.com/stpaulistats/status/1419263523583143936