Shumë aspekte të jetës sonë debatohen edhe në rrjete sociale, duke i përfshirë edhe mënyrat korrekte se si i kryejmë praktikat ditore.
Një nga këto debate, së fundi ka qenë edhe tema e pastrimit të dhëmbëve – më saktësisht, a duhet apo nuk duhet të laget furça para se t’i pastrojmë dhëmbët, transmeton Telegrafi.
Fillimisht, duket se secili prej nesh e kemi mënyrën tonë se si i pastrojmë dhëmbët. Disa e aplikojnë pastën e dhëmbëve në furçë të tharë, disa fillimisht e aplikojnë pastën e dhëmbëve pastaj e lagin me ujë. Madje disa tjerë e lagin furçën para se ta aplikojnë pastën.
Ndoshta mund të mendoni se kjo është çështje preference, por faktikisht ekziston një mënyrë korrekte për ta bërë këtë.
Dr. Mitali Hariawala ka treguar se fillimisht duhet ta lagni furçën e dhëmbëve për t’i ‘zbutur’ fijet e saj dhe për t’i parandaluar t’jua dëmtojnë dhëmbët dhe mishin. Gjithashtu, lagështia mundëson që pasta të ngjitet lehtë në furçë dhe rrjedhimisht të mos rrëshqet gjatë aplikimit.
Pra, fillimisht e lagni furçën, e aplikoni pastën e dhëmbëve, pastaj e lagni prapë në mënyrë që ta aktivizoni pastën duke ia rritur tretshmërinë.
Mos harroni t’i pastroni dhëmbët dy herë në ditë për nga dy minuta në mënyrë që ta mbani gojën të shëndetshme. /Telegrafi/