Site icon Telegrafi

Duhet rritur bashkëpunimi kulturor Kosovë-Shqipëri

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vlerësuar se duhet të Kalendari i Përbashkët Kulturor i Kosovës dhe Shqipërisë.

“Projekti në fjalë ka shërbyer si një shembull bashkëpunimi mes dy vendeve edhe për institucionet tjera të nivelit qendror, por edhe atij lokal”, vlerësoi ministrja gjatë një takimi të zhvilluar me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. “Në kuadër të zhvillimit të politikave të mirëfillta, duhet të rritet bashkëpunimi i mëtejmë mes Kosovës e Shqipërisë”, u shpreh ajo.

Edhe Minxhozi ka theksuar se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të vazhdojë duke u intensifikuar edhe me tej, përmes hapave dhe projekteve konkrete dhe të definuara saktë.

Exit mobile version