Site icon Telegrafi

A duhet që t’i mbajmë macet brenda në shtëpi gjatë periudhës së coronavirusit?

Është e sigurt të thuhet se pandemia e coronavirusit ka ndryshuar rutinat e përditshme të shumë njerëzve, veçanërisht tani që po jetojmë në izolim

Ne duhet të kontrollojmë rregullat në gjithçka bëjmë nga stërvitja deri tek blerjet, dhe shumë aspekte të tjera të jetës sonë normale. Një prej tyre është edhe çështja e kafshëve.

Si, e keni marrëdhënien me kafshët shtëpiake? A duhet të mbahen ato brenda shtëpisë gjatë kësaj pandemie globale të Covid-19?

Për të ndihmuar në qartësimin e kësaj pikëpyetjeje, një zëdhënës i Cats Protection në Mbretërinë e Bashkuar, i tha Cosmopolitan: “Meqenëse nuk ka ende asnjë provë që macet mund të transmetojnë virusin te njerëzit, ne këshillojmë mbajtjen e maceve nëse i zoti i kafshës nuk është diagnostikuar ose nuk ka shfaqur simptoma karakteristike të COVID-19”.

Pra, nëse ju dhe pjesa tjetër e familjes tuaj po ndiheni mirë, gjithçka është OK.

Sidoqoftë, ekspertët thonë se duhen shtuar masat e mbrojtjes higjienike kur keni kafshë shtëpiake.

“Si një masë paraprake, ne do t’i rekomandojmë pronarët e tyre që të lajnë duart plotësisht me ujë dhe sapun pasi të kapin kafshët e tyre. Duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm duke minimizuar kontaktin me këto kafshë”.

Nuk është gjithashtu e këshillueshme që të prekni ose të kapni mace të çuditshme në rrugë tani, ose t’i lejoni ato të futen në shtëpinë tuaj, shkruan Class.

“Për shkak të mundësisë së transferimit të COVID-19 nga një person i infektuar në qimet e një maceje, dhe për shkak se dihet kaq pak për sa kohë virusi mund të mbijetojë tek qimet e kafshëve, ne këshillojmë mos marrjen e kafshëve të huaja në shtëpi ose kafshëve të humbura nga rruga e t’i fusni ato në ambientet e brendshme të apartamentit tuaj. Mund të jeni të riskuar në këtë kohë pandemie globale”, përfundon zëdhënësi i shoqatës së njohur britanike.

Ndaj, kujdes! /Telegrafi/

Exit mobile version