Site icon Telegrafi

Duhet patjetër t’i provoni: Palapeta nga dy përbërës! Dhe pa miell

Jeni të fiksuar pas palapetave (krepave të hollë), të gatuar në mënyrën e duhur… thjeshtë në pak minuta? Por, kësaj radhe – pa miell.

 

Për tetë palapeta ju nevojiten:

▪ 20 g djathë krem
▪ 4 vezë
▪ sipas dëshirës mund t’i shtoni kanellë, kakao dhe sheqer vanilje

Përgatitja:

Përzieni vezët dhe djathin krem në blender. Nëse nuk keni blender, mund të përdorni mikserin.

Përbërja patjetër duhet të bëhet krejt e lëmuar.

Pastaj lëreni të qëndrojnë një minutë derisa vaji në tavë të nxehet.

Piqni palapetat (krepat) derisa të skuqen dhe mbushni me yndyrë apo përbërës të tjerë të cilët i preferoni.

Ju bëfshin mirë, transmeton Telegrafi.

Exit mobile version