Telegrafi

“Duhen ndryshime ligjore që Komisioni për Antikorrupsion të jetë më efikas”

Me efikasitet më të madh të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), është e nevojshme të ndryshohet modeli aktual i funksionimit të tij, i cili do të përfshijë instrumentet më të reja ndërkombëtare në këtë fushë dhe ndryshimet ligjore në lidhje me pavarësinë, operativitetin dhe integritetin e anëtarëve të saj.

Kjo mes tjerash është theksuar në konferencën e sotme me titull “Modeli i trupit parandalues për antikorrupsion: si funksionon modeli aktual dhe nëse ka nevojë për ndryshime?”, në organizim të Qendrës së Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCIC) dhe Transparency International, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vanja Mihajllova, ish-anëtare e KSHPK-së, thotë se Komisioni ka qenë i kapur nga qeveria paraprake, ndërsa anëtarët e tij janë zgjedhur në bazë të bindjeve politike dhe jo në bazë të aftësive politike.

Drejtori i Komisionit Shtetërorë për Parandalimin e Korupsionit, Igor Tanturovski, mohon të kenë pasur lidhje me pushtetin e kaluar. Ai thotë se kompetencat dhe financat e dobëta ia pamundësojnë anti-korrupsionit të bëj punën e tij.

Në tre muajt e fundit Komisioni Shtetërorë për Parandalimin e Korrupsionit nuk ka ngritur asnjë iniciativë për shkarkimin e ndonjë funksionari apo për fillimin e ndonjë procedure për ndjekje penale të funksionarëve./Telegrafi/