Maskat duhet t’i bartin të gjithë ata të cilët kanë ndonjë problem respirator, pa marrë parasysh a kanë të bëjnë ata me koronavirusin apo me ndonjë sëmundje tjetër
Mirëpo, personat e shëndetshëm maskat nuk duhet t’i bartin në ambient të hapur sa për t’u parë, transmeton Telegrafi.
Në të vërtetë, maskat rekomandohen vetëm kur hyni në ambiente të mbyllura, siç janë transporti dhe entet shëndetësore.
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon përdorimin e maskave vetëm në raste speciale – nëse kolliteni, keni probleme me frymëmarrjen, ethe apo teshtini.
Nëse nuk i keni këto simptoma, mos e bartni maskën, sepse kështu ia pamundësoni dikujt të cilit vërtet i është e nevojshme, rekomandojnë ekspertët.
Për fëmijët vlen rregulla e njëjtë e bartjes së maskës si edhe për të rriturit: Në ambient të hapur nuk ka kurrfarë nevoje të bartni maskën.
Fëmijët duhet të bartin maskën në ambient të mbyllur ku mund të ketë persona të infektuar, ka kuptim maskën ta bartni në ente shëndetësore, gjatë udhëtimeve, si edhe në transportin urban.
Mirëpo, po vërejmë më pak udhëtarë nëpër autobusë dhe vetvetiu rreziku është më i vogël. /Telegrafi/