Telegrafi

Duhej të jepte shembull për të mirë, vetura e auto shkollës kalon në të kuqe (Foto)

Aksidentet e shumta gjatë kësaj vere që po ndodhin në rrugët e Kosovës po e mbajnë ndezur debatin në lidhje me shkaktarët e këtyre aksidenteve.

Ditë më parë në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Dalip Bega, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, kishte hedhur dyshime nëse auto shkollat po i mësojnë si duhet kandidatët për rregullat e komunikacionit.

“Ka shumë raste që po ndodhin aksidente për shkak të mos dhënies së sinjalit nga ana e shoferëve, dhe për këtë dyshoj se auto shkollat po i mësojnë si duhet të jepet sinjalizimi nëpër kthesa”, kishte deklaruar ai.

Këtyre dyshimeve të këtij gjyqtari, u ka dhënë “shtytje” më shumë edhe një foto që një qytetar e ka dërguar te “Zyra e Ankesave”.

Vetura e një auto shkolle, është fotografuar duke kaluar në të kuqe në një semafor në hyrje të Prizrenit.
Shembull shumë i keq nga ata që duhet t’i përgatisin vozitësit e ardhshëm për komunikacion./Telegrafi/