Ishte një mbrëmje shumë e keqe e premtja për Ronaldon.
Portugezi dështoi t’ia sigurojë një barazim në miqësore ndaj Bullgarisë, duke ia garantuar një humbje shokuese.
Ai madje humbi edhe penalti. E më e keqja e krejt kësaj duket se është dashur të përsëritej gjuajjta nga pika e bardhë, shkruan Telegrafi.
Ronaldo ishte shumë i dëshpëruar për të protestuar te gjyqtari për ta ri-marrë këtë penalti.
Por, nëse ai do të ishte i vëmendshëm që ta shikonte portierin Vladislav Stoyanov, i cili doli disa metra nga porta e tij para se Ronaldo ta godiste penaltinë, atëherë portugezi me protestën e tij do të mund ta kishte bindur gjyqtarin për ta ripërsëritur penaltinë. /Telegrafi/
Ronaldo humbë penaltinë ndaj Bullgarisë… Pasi lojtari më i mirë në botë Leo Messi e humbi penaltinë, nuk është çudi e madhe që CR7 e humbi. Ndodh kjo…
Posted by Telegrafi Sport on Friday, 25 March 2016