Telegrafi

Duhanpirja pasive dëmton enët e gjakut

Veç dëmtimit të enëve të gjakut, te fëmijët që i ekspozohet tymit të duhanit, që nga mosha 13 vjeçare fillojnë të paraqiten edhe faktorë tjerë të rrezikut për sëmundjet e zemrës.

Të dhënat e publikuara në revistën Circulation: Cardiovascular Quality and Outcomes, janë grumbulluar nga hulumtimi i cili është bërë te 494 fëmijë të moshave ndërmjet 8 dhe 13 vjeç.

Është vërtetuar se fëmijët e ekspozuar ndaj duhanit, kishin prirje për nivel të lartë të apolipoproteinës B, faktor i rëndësishëm për praninë e të ashtuquajturit LDL-kolesterolit (kolesterolit të keq). /Telegrafi/