Telegrafi

Duhanpirës kujdes β-karotenin

Këto të dhëna janë grumbulluar nga analizat e bëra te 77.000 vullnetarë të moshave ndërmjet 50 dhe 76-vjeçare.

Sa më e gjatë të jetë koha e marrjes së preparateve të β-karotenit, aq më i lartë është rreziku për t’u zhvilluar kanceri i mushkërive.

Beta-karoteni është antioksidues i fuqishëm, mirëpo autorët e këtij studimi besojnë se sasitë e mëdha të tij kanë veprim pro-oksidues dhe në këtë mënyrë shtojnë rrezikun e karcinomës, mirëpo kjo ndodh vetëm te duhanpirësit.

Beta-karoteni është një pigment i pranishëm në pemë dhe perime dhe është një pro-vitaminë A, dhe për këtë arsye jepet në formë të preparateve te rastet e mungesës së vitaminës A.