Bëhet fjalë për tipin më të shpeshtë të aritmisë, që vetëm në SHBA atakon afër dy milionë njerëz. ‘Reuters’ njofton se gjatë episodit të AF, aktiviteti anormal elektrik i zemrës bën që zemra të punojë në mënyrë të pakoordinuar dhe me ritëm të shpejtë, transmeton Telegrafi.
Aritmia nuk është e rrezikshme për jetë, mirëpo me kalimin e kohës mund të sjellë deri te paraqitja e insuficiencës së zemrës, si edh probleme tjera shëndetësore, pohojnë shkencëtarët holandezë.
Tashmë dihet se duhani dëmton shëndetin e zemrës, mirëpo nuk është ditur ndikimi i tij direkt në fibrilacion atrial. Autorët e këtij hulumtimi pohojnë se edhe ish-duhanpirësit janë të rrezikuar nga paraqitja e aritmisë.
Ky studim bazohet në të dhënat e 5.700 personave të cilët kanë qenë dhe personave që janë duhanpirës, të moshave mbi 55 vjeç.
Këta persona janë për 50% më të rrezikuar që në moshë të shtyrë të vuajnë nga problemet me aritmi se dhe nga problemet tjera të zemrës. /Telegrafi/