Telegrafi

Duhani në shtatzëni dëmton enët e gjakut të fëmijës

Rezultatet e publikuara në revistën “Arteriosclerosis, Thrombosis and Vascular Biology” janë të bazuara në analizat me ultrazë të gjendjes së enëve të gjakut të 732 personave në moshë 28-vjeçare.

Në bazë të të dhënave të grumbulluara, 29% e nënave dhe 60% e baballarëve të këtyre fëmijëve kishin qenë duhanpirës gjatë kohës kur nëna bartte fëmijën. Ndërsa muret e enëve të gjakut kishin qenë më të dëmtuara te participantët, nënat e të cilëve kishin pirë duhan gjatë gjithë shtatzënisë.