Me më shumë shitje nga se është pritur dhe me çmim më të lartë do të përfundojë shit-blerja e duhanit për këtë vit në Maqedoni, njofton AIM.
Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonimisë së Ujrave, janë shitur rreth 25 mijë ton duhan, që është 5 mijë ton më shumë nga parashikimet për vitin 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Çmimi mesatari i arritur është 196,82 denarë për kilogram ose 14 denarë më shumë se vitin e kaluar, që ishte 182 denarë. Pagesa për duhanin e blerë është realizuar 98%, që do të thotë se deri tani janë paguar 4,848 miliardë denarë.
Këtë vit duhanin e kanë blerë 9 ndërmarrje nga gjithsej 130 pika, ku pritej të blinin rreth 20 mijë ton duhan./Telegrafi/