Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, ka thënë se i arratisuri Faton Hajrizi, i cili po dyshohet për vrasjen e policit në Serbi, ka qenë i ndjekur nga organet në Kosovë.
Ai në RTV Dukagjini, tha se Serbia është bërë “oazë mbijetese” për personat që kanë probleme me ligjin.
“Ai ka qenë një njeri i jashtëligjshëm, i ndjekur dhe target për t’u arrestuar. Mundësia që ky ka qenë në Serbi, po na dëshmon që Serbia është strehë e të kërkuarve nga drejtësia. Ndonëse i doli prej dore situata, s’do mend që është një shtet që strehon të kërkuarit nga drejtësia, qoftë shqiptar e serb”.
“Njerëzit që kërkohen nga drejtësia e shohin Serbinë si një oazë mbijetese. Të gjitha argumentet thonë se nuk ka qenë në Kosovë, ai do të arrestohej nëse do ishte këtu. Instutcionet tona në pamundësi që ta kapë në një shtet tjetër… organet e shtetit kanë më shumë informacione, një raport më i detajuar do të del”, tha ai.
Dugolli tutje tha se pretendimet e Serbisë dhe krahasimi me sulmin në Banjskë nuk qëndron.