Telegrafi

Duetsche Telecom publikoi rënie të fitimit prej 70 për qind

Fitimi – neto i “Deutsche telecom” vitin e kaluar arrinte 400 milionë euro, përballë 1,48 miliardë euro që janë realizuar në vitin 2008.

Rënia e fitimit ka të bëjë me zhvleftësimin e aktivave me vlerë të përgjithshme prej 2,3 miliardë euro në filialat e kompanisë në Britani të Madhe dhe në Evropën lindore dhe jugore.