Telegrafi

Dueti Tuna dhe Vig Poppa, çfarë ndodhi me thumbimet e dikurshme? (Video)

Tuna dhe Vig Poppa dikur krijuan hitin “E boj nxet”, ndërsa tash kanë ardhur me një tjetër bashkëpunim, “Zemra jem”, që është pëlqyer nga fansat e tyre.

Dueti i dytë u konsiderua befasi kur kihen parasysh mosmarrëveshjet e dikurshme mes “Kaos” dhe këngëtares nga Maqedonia.

Kur “Kaos” publikuan hitin “Ngoje zemrën tem”, Tuna bëri një postim në rrjetet sociale duke thumbuar reperët, gjë që nxiti edhe reagimin e Lumi B.

Por, duket se tash gjithçka është tejkaluar, së paku kështu ka lënë të kuptohet Vigani.

“Gjithkush ka mosmarrëveshje mes vete, unë nuk e kam marrë si problem të madh, se edhe unë jam njeri profesional, edhe Tuna është njeri profesional, dhe në fund kur vjen puna për të krijuar diçka të mirë, të dy jemi pro dhe i lëmë anash mosmarrëveshjet, kur vjen puna për të krijuar diçka të madhe dhe të mirë”.

“Por, nuk është se kemi pasur ndonjë mosmarrëveshje të madhe , s’ka qenë ndonjë problem i madh, në Twitter diçka… Ato gjëra lihen anash kur është puna për t’u krijuar një këngë e mirë”, ka thënë Vig Poppa për Prive.

(Bisedën rreth kësaj teme mund ta shikoni nga minuta 7:00). /Telegrafi/