Telegrafi

Dueli i zjarrtë për tre pikë: Llapi nikoqir i Drenicës – formacionet zyrtare

Llapi dhe Drenica do të takohen në kuadër të javës së 24-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 13:00, do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Llapi është aktualisht në vendin e shtatë me 26 pikë, e që do të tentojë të ngjitet nga mesi i tabelës.

Në anën tjetër, Drenica gjendet në vendin e nëntë me dy pikë më pak dhe një fitore do e plasonte mbi llapjanët.

Formacioni startues i Llapit: Nava, Idrizi, Emini, Haliti, Peposhi, Shabani, Ar.Ramadani, Hoti, Sadriu, Veliu, Gardasevic.

Formacioni startues i Drenicës: Ymeri, Frashëri, Mustafa, Qaqi, Gjoni, Ramadani, Denisson, Rapo, Uka, Rugova, Zabërgja. /Telegrafi/