Superautomjeti i Nissanit, GT-R, e ka zënë vendin e vet në histori për shkak të fuqisë brutale dhe dukjes duke siguruar pëlqyeshmërinë e shumë admiruesve të automjeteve të fuqishme që tërheqin me të katërtat.
Megjithatë, duket sikur koha e ka shkelur, sidomos për shkak të ‘hiper-automjeteve’, veturave sportive ultra-moderne, të cilat pos luksit, blerësve të pasur u ofrojnë edhe teknologji të përparuar që i bëjnë të duken sikur të mos jenë nga ky planet.
Sidoqoftë, këtë ‘luftëtar të vjetër’ e kanë vënë përballë një ‘luftëtari modern’. Nissani ka garuar me një ‘Honda Acura NSX 2017’ dhe është interesante se të dyja veturat janë japoneze, të cilat janë të krijuara në filozofi me bazë të ngjashme.
Duhet theksuar se krahas motorit kryesor (V6), Honda në fjalë ka edhe tre elektromotorë dhe shikoni më poshtë se a mjaftojnë ato për të fituar përballë Nissanit GT-R. /Telegrafi/