Site icon Telegrafi

Dueli simpatik i Ligës së Kampionëve mes Dortmundit e Ajaxit – formacionet e mundshme

Borussia Dortmundi është nikoqir i Ajaxit për takimin në rrethin e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Signal Iduna Park”.

Për këtë sfidë, Dortmundi ka mungesa të shumta si, Nico Schulz, Erling Haaland, Raphael Guerreiro dhe Mateu Morey, derisa Marcel Schmelzer, Dan-Axel Zagadou, Mahmoud Dahoud e Giovanni Reyna, janë në dyshime.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Ajaxi do të jetë pa lojtarët si Sean Klaiber dhe Maarten Stekelenburg që po ashtu janë të lënduar, derisa në dyshime janë Noussair Mazraoui e Zakaria Labyab.

Formacionet e mundshme

Dortmund: Kobel, Akanji, Hummels, Can, Wolf, Witsel, Bellingham, Meunier, Brandt, Reus, Hazard.

Ajax: Pasveer, Blind, Martinez, Timber, Rensch, Gravenberch, Alvarez, Antony, Berghuis, Tadic, Haller. /Telegrafi/

Foto: WhoScored
Exit mobile version