Telegrafi

Dueli për të luajtur në Superligë, Trepça dhe Istogu zhvillojnë ndeshjen e dytë

(Foto: basketbolli.com)

Të enjten (nesër) do të zhvillohet ndeshja e dytë e ‘play-outit’ ndërmjet Trepçës dhe Istogut.

Në ‘play-out’ zhvillohen dy takime, ndërsa është më e mirë në këto dy përballje do të luajë në Superligë edicionin e ardhshëm.

Takimi i parë përfundoi 70-99 në të mirë të mitrovicasve, që janë afër mbetjes në elitë, kurse istogasit duhet të fitojnë me 30 pikë dallim në mënyrë që të hynë në elitën e basketbollit.

Ky do të jetë një mision shumë i vështirë për skuadrën nga Istogu, që në Ligën e Parë në garat e rregullta përfundoi në vendin e dytë, kurse ‘Xehetarët’ u renditën në vendin e shtatë në Five Star Superligë.

Ndeshja Trepça-Istogu do të zhvillohet të enjten nga ora 17:00.