Site icon Telegrafi

Dueli i parë – Trepça apo Peja

(Foto: basketbolli.com)

Sonte(e mërkurë) fillon seria finale e ‘play-offit’ të Superligës ndërmjet Trepçës dhe Pejës.

Duelet pritet të jenë shumë interesante, ndërsa interesimi për sfidat finale është i jashtëzakonshëm. Skuadra që shënon tri fitore shpallet kampione e Kosovës.

Ndeshja e parë zhvillohet në Mitrovicë, ku ‘Minatorët’ kanë epërsinë e terrenit vendas, në rast se finalet shkojnë në pesë ndeshje.

‘Xehetarët’ për të arritur në finale eliminuan Bashkimin dhe Sigal Prishtinën, kurse Peja eliminoi Golden Eagle Yllin, kampionin e Kosovës.

Në pesë përballjet e fundit mes këtyre dy skuadrave, verdhezinjë prijnë 3-2 me fitore. Në garat e rregullta pejanët kishin përfunduar në vendin e dytë me 20 fitore e tetë humbje, ndërsa mitrovicasit në vendin e katërt me 17 fitore e 11 humbje.

‘Xehetarët’ në këtë edicion ishin finalistë të Superkupës, kurse fituan trofeun e Kupës. Ndërkohë, skuadra verdhezi ishte në finale të Ligës Ballkanike, ku u mund nga Hapoel Beer Sheva.

Lexo po ashtu Orari i finaleve të “Play-off”-it mes Trepçës dhe Pejës

Orari

E mërkurë

20:00 Trepça-Peja

E diel

17:00 Peja-Trepça

E enjte (11 maj)

20:00 Trepça-Peja

14 maj

17:00 Peja-Trepça (Finalja IV eventuale)

18 maj

20:00 Trepça-Peja (Finalja V eventuale)


 

Exit mobile version