Kasimpasa ka barazuar 2-2 me Karagumruk në kuadër të javës së 19-të në Superligën e Turqisë.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Florent Hadërgjonaj në minutën e 30-të, duke u treguar i saktë nga penalltia, derisa ishte special, pasi ishte paraqitja e tij e 100-të në fanellën e Kasimpasas.
⚽️ İlk Yarı Sonucu.
Kasımpaşa:1
Karagümrük:0#KASFKG pic.twitter.com/DHyTaT4aDW— Kasımpaşa (@kasimpasa) January 15, 2023
Por, shifrat në 1-1 i barazoi lojtari tjetër i Kosovës, Ibrahim Dresevic, kur pranoi një asistim nga Ricci në minutën e 51-të.
Goooooool Ibrahiiiiiiim Dreseviiiiiiic
Dk. 51 | Kasımpaşa 1-1 Karagümrük
🔴⚫️⚽️ #SemtDerbisi
— Karagümrüklüler (@karagumruk_fan) January 15, 2023
Fabio Borini i përmbysi shifrat në 2-1, dhjetë minuta më vonë, për të kaluar në epërsi Karagumrukun.
Por, për t’ia dhënë një pikë Kasmpasas, u përkujdes Stephane Bahoken që realizoi në minutën e 90+10-të, për rezultatin final 2-2.
Ky ishte goli i tretë i Hadërgjonajt, ndërsa ka edhe një asistim, derisa për Dresevic ky ishte goli i parë deri më tani në këtë edicion. /Telegrafi/