Telegrafi

Dueli i Botërorit, emisioni i 29-të

Në Radio Televizionin Dukagjini transmetohet emisioni i radhës Dueli Botërorit që i kushtohet Kampionatit Botëror.

Edhe pse nuk ka pasur ndeshje të zhvilluara ditën e sotme (e premte), Dueli Botërorit do të vazhdojë.

Mysafirët dhe analistët në panel do t’i analizojnë dy ndeshjet e mbetura atë finale dhe për vend të tretë.

Mysafirët në panelin e sotëm të emisionit “Dueli i Botërorit” (Foto: RTV Dukagjini)

Dy trajnerët e mirënjohur Ismet Munishi dhe Bylbyl Sokoli do të jenë edhe sonte në studio.

Ndërkohë mysafirët e tjerë janë Albert Bunjaki, ish-trajner i Përfaqësueses së Kosovës dhe Arbër Grabovci, redaktor i sportit në Radio Dukagjini.

Dueli Botëror transmetohet çdo ditë nga ora 22:30 në RTV Dukagjini, ndërsa udhëhiqet nga Arta Nitaj he Fisnik Zymi. /Telegrafi/