Telegrafi

Dueli i ashpër për tre pikë: Llapi për largim nga zona e rrezikut, Ballkani për kreun – formacionet zyrtare

Llapi dhe Ballkani do të takohen në kuadër të javës së 22-të në kuadër të Superligës së Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 13:30 do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Llapi shpreson në fitore në mënyrë që të largohet sa më shumë nga zona që shpien në Ligën e Parë.

Në anën tjetër, Ballkani dëshiron të mbajë distancën me Prishtinën dhe Dritën nga kreu i tabelës dhe të ruaj vendin e parë.

Formacioni startues i Llapit: Coric, Peposhi, Prençi, Haliti, Idrizi, Shabani, Ar.Rrahmani, Zhdrella, Veliu, Selmani, Hoti.

Formacioni startues i Ballkanit: Lulanovic, Thaqi, Potoku, Gripshi, Krasniqi, Daku, Kuc, Jashanica, Prekazi, Baftiu, Zeka. /Telegrafi/