Site icon Telegrafi

Duele në oktogon, Durrësi pret sfidat e MMA-së

Për herë të parë Federata Shqiptare e Arteve të Përziera Marciale (MMA) në  bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit dhe disa bashkëpunëtor tjerë organizon aktivitetin më të madh të MMA në Shqipëri.

Aktiviteti i lajmëruar nga Federata Shqiptare e MMA do të mbahet me datë 20 gusht në qendër të qytetit të Durrësit, pranë objektit të Bashkisë.

Risia e AFC-9 thuhet se është ndeshja kryesore profesioniste me 3 raunde nga 5 minuta midis luftëtarit nga Kroacia, Leon Krajacic, i cili ka një̈ rekord 3-3 kundër sportistit të talentuar shqiptar Marco Doda, i cili ka një̈ rekord prej 1-0 për peshën  deri në 84 kilogramë.

Një tjetër detaj për tu mos humbur është ndeshja tjetër profesioniste e AFC-9′, ku luftëtari tjetër kuqezi Florian Doskja do të ndeshjet me Triopham Mihm të Belgjikës në kategorinë deri në 61 kilogramë.

Gjithashtu do të ketë edhe përballje tjera mes luftëtareve të rinj nga Kosova dhe Shqipëria.

I gjitha organizimi pritet të fillojë nga ora 18:00 dhe organizatorët ju mirëpresin në përkrahje të luftëtarëve shqiptarë. /Telegrafi/

Exit mobile version