Ulpiana do të jetë nikoqire e Malishevës në kuadër të xhiros së 20-të në BKT Superligën e Kosovës.
Sfidë shumë interesante është edhe ajo mes Ulpianës dhe Malishevës që zhvillohet në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan.
Lipjanasit ndodhen në vendin e nëntë në tabelë me 18 pikë, derisa Malisheva dy pozita më lartë me katër pikë më shumë.
Dy takimet e para këtë edicion, Ulpiana dhe Malisheva kanë marrë nga një fitore dhe pikët i kanë marrë të dyja në udhëtim.
Pikët janë shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat dhe kjo pritet ta bëjë duelin shumë interesant.
Formacionet zyrtare:
Ulpiana: Ajeti, Rapuca, Shkalla, Domagoj, Emini, Qerimi, Shala, Iran, Pristley, Selimi, Santos.
Malisheva: Gashi, Gërbeshi, Kryeziu, Dumani, Ibrahimi, Bruqi, Vitija, Pefqeli, Shabani, H.Hyseni, Berisha.
/Telegrafi/