Telegrafi

Duel i skuadrave që duan titullin në Suharekë, formacionet zyrtare

Ballkani pret Llapin në kuadër të xhiros së 23-të në BKT Superligë.

Në stadiumin e qytetit në Suharekë dy skuadrat që janë pretendente për titullin e kampionin përballen mes vete.

Ballkani aktualisht zë vendin e parë në tabelë 45 pikë, derisa Llapi është e katërta me gjashtë pikë më pak.

Do të jetë një sfidë e zjarrtë në stadiumin e qytetit në Suharekë, ku dy skuadrat synojnë vetëm fitoren.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, As. Thaqi, Jashanica, Hoxha, Dellova, Kuc, Gashi, Korenica, Gripshi, Krasniqi, Baftiu.

Llapi: Coric, Idrizi, Prenci, Neto, Peposhi, Ramadani, Krasniqi, Shabani, Selmani, Veliu, Shillova.

/Telegrafi/