Sot në zyrat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) është hedhë shorti për ndeshjet finale të 1/8-tës së Kupës së Maqedonisë, gara e dytë sipas rëndësisë në Maqedoni, njofton Telegrafi.
Gjashtëmbëdhjetë skuadra, pesëmbëdhjetë prej të cilave vijnë nga faza e parë dhe e fundit është Tikveshi, si kampion në fuqi që siguroi vend direkt në këtë raund, mësuan rivalët.
Njëmbëdhjetë pjesëmarrës janë nga Liga e parë, katër skuadra vijnë nga Liga e Dytë dhe një nga Liga e tretë, ajo është Shkëndija e Haraçinës.
Pothuajse të gjithë ekipet e kategorisë së dytë dhe Shkëndija e Haraçinës kanë para vete kundërshtarë të fortë të Ligës së Parë dhe shorti donte që jenë mysafir të ndeshjeve.
Një ndeshje interesante do të luhet mes dy Shkëndija, asaj të Tetovës dhe Haraçinës, ekipe këto që në të kaluarën kanë luajtur për titull në Ligën e Dytë, por sot ekipet janë krejt në pozita të tjera.
Duel interesant pritet të jetë edhe Sileksi – Shkupi, dy ekipe që më parë kanë fituar Kupën e Maqedonisë. Struga ka një kundërshtar kushtimisht thënë më të lehtë, pasi përballë do të ketë Makedonija Gj.P, do të kemi edhe një tjetër duel mes dy ekipeve shqiptare, përballja e Arsimit të Ligës së Dytë me Voska Sportin nga Liga e Parë. Besa nga Dobërdolli për të kaluar në fazën tjetër do të ketë për kundërshtar ekipin e AP Brera. Edhe ekipi i Gostivarit ka “peshkuar”, ekip nga Liga e Dytë, pasi përballë ka Bellasicën.
Dyshet: Shkëndija Tetovë – Shkëndija Haraçinë, Sileksi – Shkupi, Brera – Besa, Struga – Makedonija Gj.P, Vardari – Tikveshi, Gostivari – Bregalnica, Arsimi – Voska Sport dhe Pelisteri – Detonit Plaçkovica
Ndeshjet janë caktuar për datën 23 tetor nga ora 14. Nëse nuk ka fitues në nëntëdhjetë minuta, do të ekzekutohen menjëherë goditjet e penalltisë. /Telegrafi/