Telegrafi

Duel mes alpinistit dhe ariut të zi, pamjet bëhen virale

Në rrjetet sociale është bërë virale një video e një alpinisti, që në mënyrë të pabesueshme u përlesh me një ari teksa po ngjitej në malin Futago të Japonisë.

Sipas raportimeve të para, bëhet fjalë për një alpinist i cili po zbriste nga një kreshtë shkëmbore, kur papritur ndeshi me një ari të zi.

Incidenti besohet se ka ndodhur më 5 tetor, në malin Futago, që ndodhet në prefekturën Saitama, pranë qytetit Chichibu.

Siç shihet në videon e mëposhtme, ariu i hidhet alpinistit e më pas ky i fundit e grushton duke bërë që kafsha të bie më poshtë.

Ariu i vërsulet përsëri dhe alpinisti vazhdon e godet me grushte e me këmbë. /Telegrafi/