Site icon Telegrafi

Duel gjatësie në Euroligë për top, por nuk fiton gjatësia

Me humbjen në shtëpi (79:90) ndaj Barcelonës, basketbollistët e Parisit shënuan humbjen e katërt radhazi në Euroligë, dhe pas ndeshjes më e përfolur ishte situata e çuditshme dhe rrallë.

Gjegjësisht, TJ Shorts dhe Youssoupha Fall u gjendën në një situatë ku po luftonin për posedim, e po flasim për basketbollistet më të shkurtër dhe më të gjatë në Euroligë, diferenca mes të cilëve arrin deri në 50 centimetra.

Sipas të dhënave zyrtare, Shorts është i gjatë 175 centimetra, ndërsa Fall është 225 centimetra.

Në fund topi shkoi te Parisi, pasi playmaker-i nuk u përpoq as të kërcente, por u largua menjëherë nga vendi i pasimit.

Qendra e Barcelonës u hodh, e më pas e dërgoi topin në duart e kundërshtarëve dhe kështu indirekt “humbi”.

Euroliga e postoi me shpejtësi videon në rrjetet sociale, por gjithçka u parapri nga një gabim arbitri.

Sipas rregullave, një lojtar nuk mund të largohet nga vendi derisa njëri nga dy lojtarët të ketë prekur topin. /Telegrafi/

Exit mobile version