Deputetja e grupit 6+ në Parlamentin e Kosovës, Duda Balje, është shquar gjithmonë si njëra ndër deputetet më joshëse.
Ajo ka tërhequr me qindra herë vëmendjen e mediave dhe aparatëve fotografikë në Kuvendin e Kosovës, me atraktivitetin e saj, i cili gjithmonë binte në sy.
Balje, e ftuar së fundmi në emisionin “Top Show Magazine” ka folur më shumë rreth paraqitjes së saj, duke thënë se nuk e kupton se pse të tjerët e paragjykojnë.
Tutje, deputetja tregoi se ka respektuar gjithmonë kodin e veshjes, dhe se asnjëherë nuk është shfaqur me veshje eksplicite, kanë qenë vetëm mediat ato që kanë shkruar një gjë të tillë.
Duda gjithashtu tregoi se nëna e saj është stiliste, dhe se ajo është rritur nën trendet e modës, duke treguar gjithashtu se për t’u dukur bukur, nuk do të thotë të harxhon shuma të mëdha parash, pasi mund të dukesh elegant edhe me pak gjëra modeste. /Telegrafi/