Reperi gjilanas, Duda, nuk e ka ndërmend të ndalet sa i përket thumbimeve me reperin Unikkatil.
Ai së fundmi e kërcënoi 38-vjeçarin, pasi erdhi për të performuar në Gjilan, në vendlindjen e tij.
I njëjti para pak ditëve e paralajmëroi qytetin e tij për ta ndaluar performancën e po ashtu e ofendoi Unikkatilin.
Mirëpo, koncerti ndodhi dhe ishte i mbushur me një numër të madh të njerëzve, që e ndoqën nga afër dhe krijuan atmosferë të paharruar me Viktorin.
Megjithatë, Duda ka reaguar sërish duke e përqeshur mbrëmjen e reperit, teksa e krahasoi atmosferën me një performancë të tijën.
“Nuk ka pas të Gjilanit aty, të gjithë ishin sigurima”, ka shkruar Burim Osmani krahas videos. /Telegrafi/