Reperi i njohur Unikkatil ka paralajmëruar se do të mbajë sot (e enjte) konert në qytetin e Gjilanit.
E kjo nuk është pritur aspak mirë nga reperi rival i tij, Burim Osmani, apo i njohur ndryshe si Duda.
Ky i fundit ka reaguar pak ditë më parë përmes rrjetev sociale, duke u shprehur: “Mirë se vini në Gangland, pa lejen time nuk e shkelni atë vend”.
E ndërsa së fundmi, në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, ai ka kërcënyar sy pronarët e diskotekës “Stop”, që po e sjellin Unikkatilin në Gjilan.
E një ndër ta është Albert Sylejmani, i njohur si ish-bashkëshorti i aktores së njohur kosovare, Adriana Matoshi, që njihet si ‘Sasa’ e “O Sa Mirë”.
“Albert Sylejmani Lulzim Luli Hajrizi gjak borxh më keni publikisht le ta dinë krejt…”, ka shkruar ai.
Ndërkohë të njëjtin përshkrim, ai më pas e ka fshirë nga Facebook-u duke e zëvendësuar me fjalët “tik-tok”, me ç’rast ka bërë të ditur se orët deri në mbajtjen e koncertit po afrohen. /Telegrafi/