Telegrafi

Duda e kërcënon me jetë, Unikkatil krijon atmosferë fantastike në Gjilan

Ashtu siç kishte premtuar, ashtu edhe ndodhi, pa incidente dhe me shumë bujë të madhe.

Unikkatil ka mbajtur koncertin e radhës në qytetin e Gjilanit, aty ku ishte paralajmëruar se do të ketë incidente.

E gjithë pasi ishte kërcënuar nga reperi i këtij qyteti, Duda, i cili gjatë ditëve të fundit ka kërcënuar reperin prishtinas që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara.

Gjilanasi ka reaguar pak ditë më parë përmes rrjetev sociale, duke u shprehur: “Mirë se vini në Gangland, pa lejen time nuk e shkelni atë vend”.

Megjithatë, këngëtari ka mbajtur koncertin dhe duket se ka kaluar gjithçka për së miri, ku shihet se ka mbretëruar një atmosferë elektrizuese.

Lexo po ashtu Duda kërcënon me jetë ish-burrin e 'Sasës' së "O Sa Mirë", për sjelljen e Unikkatilit në Gjilan

“Faleminderit Gjilan. Ju dua”, ka shkruar ndër të tjerash ai në llogarinë personale në Instagram teksa ka publikuar edhe një video të koncertit.

Ndryshe, Unikkatil tashmë ka nisur një turne të koncerteve, ku gjatë ditëve të ardhshme do të paraqitet edhe para publikut pejan, gjegjësisht në Transit Club. /Telegrafi/