Site icon Telegrafi

Duda e “falimenton” shtetin duke udhëtuar

Komisioni për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës ka miratuar raportin e shpenzimeve për 3 mujorin e parë të këtij viti të Kuvendit të Kosovës.

Për këto shpenzime ka raportuar sekretari i Kuvendit Ismet Krasniqi, i cili ka treguar në vija të trasha për shpenzimet e Kuvendit për këtë periudhë.

Sipas raportit deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca dhe Duda Bale kanë bërë më së shumti shpenzime me vetura. Sipas raportit Bale i ka bërë 12 mijë e 70 kilometra ndërsa Konjufca 6 mijë e 17 kilometra me veturë zyrtare.

Kryetari i Komisionit Naser Osmani ai i cili e ka vërejtur se dy kolegët e tij kanë bërë këto shpenzime.

Madje Osmani nuk është çuditur aq shumë me Duda Bale pasi që ajo udhëton nga Prizreni në Prishtinë, por ka shprehur habi me Konjufcën që sipas tij udhëton nga lagjja Bregu i Diellit në Prishtinë.
“Duda Balije ka shpenzuar 12 mijë e 70 kilometra që është dhjetë fish më i madh se të tjerëve. Po i bëj krahasimet me të tjerët por hiq nuk qëndron as ma keq Glauk Konjufca me 6 mijë e 17 kilometra. Do të thotë ju mund ta arsyetoni për Dudën se qarkullon Prizren- Prishtinë e Glauku qarkullon Kuvend- Bregu i Diellit”, ka thënë Osmani.

Komisioni ka shqyrtuar raportin vjetor financiar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2014 dhe po ashtu ka aprovuar raportin vjetor financiar të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2014./Telegrafi/

Exit mobile version