Site icon Telegrafi

Duda Balje vjen elegante dhe atraktive në setin e ri fotografik

Deputetja e grupit 6+, Duda Balje, jo pak herë bëhet e përfolur në media për paraqitjet e saj.

Shpesh ajo është komentuar për dukjen e saj në Parlament, duke u shquar si njëra ndër deputetet më joshëse të Kuvendit të Kosovës.

Duda Balje shquhet si njëra ndër deputetet më atraktive të Kuvendit (Foto: Duda Balje/Instagram)

Balje është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Lexo po ashtu Dude Balje: Pse më paragjykojnë duke më thënë "Deputetja që vishet seksi e që provokon", unë respektoj kodin e veshjes

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nga matura e vajzës, ndërsa ka shfrytëzuar rastin për të realizuar edhe një set të ri fotografik.

Foto: Duda Balje/Instagram

E veshur me një fustan të gjatë dhe elegant, Duda arriti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj atraktive.

Në fotografi, ajo ka prezantuar edhe bashkëshortin dhe fëmijët e saj , ndërsa ka uruar maturën e vajzës.

Duda Balje dhe bashkëshorti i saj (Foto: Duda Balje/Instagram)

Duda është mjaft aktive edhe në Kuvendin e Kosovës duke u bërë shpesh pjesë e seancave he interpelancave të thirrura nga krerët e Kuvendit. /Telegrafi/

Exit mobile version