Ish-deputetja Dudja Balje, shpesh herë di të bëhet temë e faqeve rozë.
Ajo në shumicën e rasteve lavdërohet për paraqitjet e saj, përfshirë edhe ato në seancat parlamentare.
Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Facebook, ajo ka tërhequr të gjithë vëmendjen e audiencës.
Happy birthday my lovely Country
Posted by Duda Balje on Tuesday, February 16, 2021
Balje zgjodhi që një ditë më parë të urojë Pavarësinë e Kosovës, duke publikuar edhe një imazh tërheqës.
Bukuroshja bionde u pa me një fustan të kaltër, që bënte t’i theksohej fiziku i formësuar.
“Urime ditëlindjen shteti im i dashur”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
Makijazhi i saj ishte me ngjyrat e flamurit kosovar, derisa anash syrit kishte edhe disa gurë vezullues. /Telegrafi/