Site icon Telegrafi

Duda Balje tregon se si “përfaqësuesit e boshnjakëve në Kuvendin e Kosovës u zgjodhën me votat e serbëve”

Duda Balje (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 14 shkurt, vullneti i vërtetë i votuesve nga pakicat kombëtare, të cilët zgjodhën përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës, nuk u respektua dhe padrejtësia më e madhe u bë ndaj pakicës kombëtare boshnjake.

Kështu së paku mendon Kryetarja e listës boshnjake Unioni Socialdemokrat, Duda Balje.

Ajo në një intervistë për mediumin boshnjak , ka deklaruar se përfaqësuesja e ardhshme e pakicës boshnjake, Adrijana Hoxhiq nga iniciativa “Komuniteti i Bashkuar”, arrin të futet në Kuvendin e Kosovës pothuajse ekskluzivisht nga votat serbe, përcjell Telegrafi.

“Në zgjedhjet e fundit në Kosovë, të cilat u mbajtën në vitin 2019, Lista Serbe kishte 10,000 vota ‘të tepërta’, pra vota që nuk u nevojiteshin për t’i marrë të dhjetë vendet në Kuvend, të cilat u përkasin serbëve. Pra, duke pasur parasysh që ata këto vota ‘nuk i kishin të nevojshme’, ata bënë një plan për të përdorur këto vota për të ‘sulmuar’ pakicat kombëtare. Ata zgjodhën Adrijana Hoxhiq nga iniciativa ‘Komuniteti i Bashkuar’…”, ka thënë Balje.

Lexo po ashtu “Marrëveshje e fshehtë me Listën Serbe”: Pas Duda Balje, reagon edhe Emilija Rexhepi

Madje, sipas Balje, sipas informacionit që kanë, duke numëruar votat e serbëve, Hoxhiq mori mbështetjen e mjaftueshme për të marrë dy nga tre vendet në Kuvendin e Kosovës, të cilat u përkasin boshnjakëve.

“Kuvendi i Kosovës ka 120 vende, 100 prej të cilave mbahen nga shqiptarët. Pjesa tjetër i përket pakicave – 10 serbë, tre boshnjakë, dy turq dhe një secili për rom dhe pakica të tjera. Hoxhiq tani do të marrë një pozitë që nuk i përket asaj, sepse nuk pasqyron vullnetin e vërtetë elektoral të pakicave dhe është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, e cila thotë që pakicat duhet të përfaqësohen nga njerëz të zgjedhur nga anëtarët e atyre pakicave”, vlerëson Balje.

Ajo theksoi se ishte veçanërisht e trishtuar nga fakti që ish partia e saj, koalicioni “Vakat”, ka shumë të ngjarë të merrte pjesë në këto përvetësime.

“… ata kurrë nuk kanë pasur vota nga komunitetet serbe, dhe në këto zgjedhje ata kanë deri në një mijë. Unë vetëm mund t’u them se ata shitën besim”, thotë Balje.

Më në fund, ajo theksoi se “qëllimi përfundimtar i këtyre përvetësimeve është që Lista Serbe të fitojë kontrollin e 14 prej 20 vendeve parlamentare të pakicave…”. /Telegrafi/

Exit mobile version