Sot (e enjte) në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seanca e radhës nga deputet.
Disa ishin të pranishëm e disa jo, teksa disa prej tyre rrëmbyen vëmendjen më të madhe qoftë me deklaratat, ose paraqitjet e tyre.
Deputetja e grupit 6+, Duda Balje, ka qenë sot prezente në Kuvend gjithashtu, ndërsa ka tërhequr si gjithnjë vëmendjen me dukjen e saj atraktive.
E veshur në një palë pantallona në ngjyrë të kuqe, që përshtateshin bukur me vijën e trupit, Balje dukej mjaft atraktive dhe tërheqëse.
Në disa prej pozave, ajo u kap nga fotografët duke vënë në pah të pasmet e saj.
Duda shquhet si një ndër deputet më tërheqëse të Kuvendit të Kosovës, ndërsa shpesh është bërë temë e medieve rozë. /Telegrafi/