Site icon Telegrafi

Duda Balje shfaqet atraktive nga pushimet në Turqi (Foto)

Deputetja e grupit 6+, Duda Balje është njëra ndër deputet më joshëse të Kuvendit.

Pasi ka siguruar me sukses votat për të qenë pjesëmarrëse edhe në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit, Balje duket se po e shijon më së miri verën së bashku me familjen.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka bërë të ditur se pushimet ka vendosur t’i kalojë në Turqi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Duda Balje

Në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Duda ka publikuar një fotografi, në të cilën shfaqet mjaft atraktive pranë bregdetit turk.

“E bukura Turqi”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Përkundër faktit që është nënë e tre fëmijëve, ajo di të ruajë mjaft mirë linjat dhe shfaqet gjithnjë në top formë. /Telegrafi/

Exit mobile version