Deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet e mbuluar, me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Në një postim në InstaStory, Balje shihet e veshur me një mbulesë elegante, duke reflektuar respektin dhe përkushtimin e saj ndaj këtij muaji të shenjtë për besimtarët myslimanë.
Pamja e saj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë vlerësuar gjestin e saj si një shprehje të kulturës dhe traditave fetare.
Ndërkohë, Duda Balje vazhdon të mbetet një figurë e rëndësishme politike në Kosovë.
Në zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt, ajo fitoi një tjetër mandat si deputete, pasi partia e saj SDU (Unioni Socialdemokrat)) siguroi votat e mjaftueshme për një ulëse në Kuvendin e Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak.
Balje, e njohur për qëndrimet e saj progresive dhe përfaqësimin aktiv të komunitetit të saj, shpesh ndan momente nga jeta e saj personale dhe profesionale me ndjekësit, duke ruajtur një lidhje të afërt me publikun. /Telegrafi/