Site icon Telegrafi

Duda Balje për sulmin në Zubin Potok: Mos vallë duhet dikush të vritet, për të reaguar institucionet komunale në veri

Duda Balje (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetarja e komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut, Duda Balje ka reaguar pas sulmit të armatosur ndaj grupit të atletëve “Kosovo Mountain Club” në veri të Kosovës.

Balje e konsideron shqetësues këtë lajm, derisa thotë se ky është mesazh për institucionet e vendit.

Deputetja nga komuniteti boshnjak  ka kritikuar edhe mungesën e ndonjë reagimi nga Komuna e Mitrovicës Veriore.

Postimi i plotë:

Reagim: Lidhur me rastin shqetësues dhe të rrezikshëm të gjuajtjes me armë sot në veri të shtetit të Kosovës!

Rasti i sotëm i gjuajtjes me rafale nga armë në veri të Kosovës ( Zubin Potok) është shumë shqetësues dhe shumë i rrezikshëm që ka mesazh për institucionet e Republikës së Kosovës.

Është e frikshme se si asnjë zyrtarë komunal nga veriu nuk po reagon në këtë ngjarje të papresedan. Çka duhet të ndodhë më shumë që kryetari i komunës së Mitrovices Veriore ( ka qenë zv.minister në MPB ) dhe nënkryetarja e kësaj komune Adrijana Hoxhiq të reagojnë. Mos vallë duhet dikush të vritet e të derdhet gjak të reagojnë!?

Si kryetare e komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut, e dënoi fuqishëm rastin e sotëm te gjuajtjes me armë ndaj atletve kosovar në veri. Institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa të menjëhershme dhe të fuqishme për zbardhjen në detaje të këtij rasti.

 

Exit mobile version