Site icon Telegrafi

Duda Balje në rolin e kujdestares së fëmijëve – për një ditë të tërë shndërrohet në dadon e një çerdheje

Deputetja e njohur e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka qenë së fundmi pjesëmarrëse në spektaklin më të ri, “VIP Dado”.

Për një ditë tërë, deputetja e komunitetit boshnjak është kujdesur për fëmijët e një çerdheje, duke i kryer të gjitha obligimet e një dadoje.

Ajo është kujdesur për ta, i ka ushqyer, u ka lexuar përralla deri sa edhe është kujdesur që t’i vërë në gjumë.

Sigurisht që ndryshe nga personazhet e mëparshëm të këtij spektakli, që kanë qenë kryesisht meshkuj, Duda e ka pasur më të lehtë për përkujdesjen e fëmijëve, kjo edhe falë eskperiencës së saj si nënë.

Duda është një nga deputetet më simpatike të Kuvendit të Kosovës, teksa e tillë atraktive, ajo duket t’iu jetë dukur edhe fëmijëve të kopshtit.

“VIP Dado” është një format i cili sjell nga java në javë personazhe të ndryshëm në rolin e kujdestarëve të fëmijëve. /Telegrafi/

Exit mobile version